RMV propozon masa të reja kundër bullizmit dhe dhunës në shkolla: Ndëshkohen edhe prindërit që nuk bashkëpunojnë

RMV propozon masa të reja kundër bullizmit dhe dhunës në shkolla: Ndëshkohen edhe prindërit që nuk bashkëpunojnë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, Vesna Janevska njoftoi se çdo prind i një fëmije që sillet dhunshëm në shkollë do të gjobitet me 250 euro, por edhe nëse ai prind nuk dëshiron të bashkëpunojë me shkollën ose institucionet e tjera. Ministrja shpjegoi se Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës aktualisht po zhvillon bisedime me deputetët. Propozimet janë duke u finalizuar. “Ndryshimet do të bëhen dhe gjoba prej 250 eurosh do të mbetet për çdo akt të dhunshëm të kryer nga fëmija, por edhe, gjë që është shumë e rëndësishme, kur prindi refuzon të bashkëpunojë me shkollën dhe institucionet e tjera”, shtoi Janevska. Ajo më parë njoftoi ndryshime në Ligjin për Arsimin Fillor, të cilat do të parashikonin një...