Rezoluta e Parlamentit Evropian kundër Serbisë, Daçiç sulmon vendet e BE-së për njohjen e Kosovës

Rezoluta e Parlamentit Evropian kundër Serbisë, Daçiç sulmon vendet e BE-së për njohjen e Kosovës

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka hedhur akuza ndaj vendeve të Bashkimit Evropian që kanë mbështetur rezolutën e fundit të Parlamentit Evropian për Serbinë, duke pretenduar se ato kanë “shkelur integritetin territorial të Serbisë” përmes njohjes së Kosovës. Komentet e tij erdhën pasi Parlamenti Evropian shprehu shqetësim për aktivitetet e Serbisë që, sipas rezolutës, minojnë sovranitetin e vendeve fqinje. Daçiç deklaroi se Serbia “nuk ka shkelur kurrë integritetin territorial të asnjë vendi”, ndërsa akuzoi shtetet që kanë njohur Kosovën se kanë cenuar territorin e Serbisë. Megjithatë, këto pretendime bien ndesh me realitetin juridik dhe politik që ekziston prej më shumë se 18 vitesh. Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe deri më sot është njohur nga mbi 100 shtete, përfshirë shumicën e...