Qendrat e votimit hapen pa incidente/ Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrje e ulët në shumicën e komunave
Qendrat e votimit janë hapur sipas orarit në mbarë Kosovën dhe deri tani procesi po zhvillohet pa incidente të raportuara. Nga Prishtina, Gjakova, Peja, Podujeva, Suhareka, Mitrovica, Ferizaj, Gjilani, Skenderaj dhe Prizreni burime të Report TV raportojnë për një atmosferë të qetë dhe funksionim normal të vendvotimeve. Megjithatë, në shumicën e qendrave të votimit është vërejtur interes i ulët i qytetarëve në orët e para të ditës. Në Prizren janë raportuar vonesa të shkurtra deri në 13 minuta në disa vendvotime, ndërsa në Ferizaj një qytetar është ankuar se bashkëshortja e tij, e cila nuk di shkrim e lexim, nuk ka mundur të votojë me asistencë. Në pjesën tjetër të vendit, menaxherët e qendrave të votimit kanë bërë të ditur se procesi po zhvillohet normalisht...
Burimi:
sot.com.al