Protesta për shqipen në Shkup, ministri i Drejtësisë kundër studentëve: Gjuha maqedonase është detyrim
Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Igor Filkov, ka reaguar ndaj protestave dhe debatit publik për kërkesat që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe, duke i cilësuar ato si përpjekje për presion politik dhe nxitje të konfrontimit etnik. Sipas tij, provimi i jurisprudencës nuk është çështje politike, por proces profesional i bazuar në ekspertizë dhe respekt për rendin juridik të shtetit. Filkov theksoi se përpjekjet për ta paraqitur përdorimin e gjuhës maqedonase si diskriminim janë “manipulim i rrezikshëm i opinionit publik” dhe, sipas tij, goditje ndaj rendit kushtetues. Ai shtoi se gjuha maqedonase është gjuha zyrtare në gjithë territorin e vendit dhe themel i sistemit institucional dhe ligjor, duke e bërë, sipas tij, të papranueshme politizimin e kësaj çështjeje. “Reagoj ashpër ndaj...
Burimi:
vizionplus.tv