Protesta e studentëve shqiptarë në Shkup, “dorëzohet” Mickoski, lutet për durim

Protesta e studentëve shqiptarë në Shkup, “dorëzohet” Mickoski, lutet për durim

Mes paralajmërimeve të studentëve shqiptarë për mbajtjen e protestëstës së tyre të dytë në 18 maj lidhur me kërkesën për mbrojtjen dhe mundësinë e dhënies së provimeve shtetërore në gjuhën shqipe, kryeministri Hristijan Mickoski bën një hap prapa dhe lutet për durim. Ai u shpreh se qeveria është duke punuar për një zgjidhje konkrete dhe këmbënguli se së shpejti pritet të prezantohet një propozim në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe standardet ndërkombëtare. “Bëhet fjalë për një çështje mbi të cilën po punojmë si qeveri. Besoj se shumë shpejt do të dalim me një propozim-zgjidhje, i cili do të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe standardet ndërkombëtare. Prandaj, u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces që të...