Prokuroria kërkon 18 muaj burg për Shpend Ahmetin, ish-kryebashkiaku i Prishtinës shpjegon në gjykatë origjinën…
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë se mbi 172 mijë eurot që akuzohet se nuk i ka deklaruar nuk kanë origjinë të paligjshme, por ishin ndihmë financiare nga familja. Ahmeti, i cili po përballet me akuzën për mosdeklarim të pasurisë, tha se paratë ishin dhënë nga familjarët për të përballuar shpenzimet, pasi bashkëshortja e tij në atë periudhë ishte e papunë. Ai shtoi se nuk i kishte deklaruar, pasi nuk kishte menduar se ishte detyrim ligjor, por i kishte depozituar në bankë për transparencë. “Në rastin më të keq për mua është gabim teknik”, deklaroi Ahmeti, duke theksuar se nuk ka pasur asnjëherë qëllim të fshehjes së pasurisë. Ai tha gjithashtu se gjatë viteve 2018-2022 ishte përzgjedhur disa herë...
Burimi:
sot.com.al