Përplasje mes BDI dhe VLEN për gjuhën shqipe në RMV, debat edhe për dokumentin e gjuhës serbe në Kumanovë
Përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe një dokument i vitit 2010 për gjuhën serbe në Kumanovë janë kthyer në një tjetër pikë përplasjeje mes Bashkimit Demokratik për Integrim BDI dhe koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut. Debati u nxit pas reagimit të BDI-së ndaj një aktiviteti të ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, në Institutin e Shëndetit Publik. Sipas partisë opozitare, në ambientet e institucionit ishte vendosur një mbishkrim vetëm në gjuhën maqedonase, në kundërshtim me Ligjin për përdorimin e gjuhëve. BDI e cilësoi rastin si një tregues të zbehjes së statusit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, duke theksuar se gjatë periudhës kur kjo parti ishte pjesë e qeverisë, mbishkrimet në të njëjtin institucion ishin të vendosura në dy gjuhë, në përputhje me...
Burimi:
sot.com.al