Për herë të parë/ Amerika mund të marrë drejtimin e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje Hercegovinë
Bosnja dhe Hercegovina mund të ketë për herë të parë në histori një amerikan në krye të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR), institucioni që mbikëqyr zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit. Çështja pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës së Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC), e cila zhvillohet më 3 dhe 4 qershor. Sipas raportimit të medias boshnjake Klix.ba, Shtetet e Bashkuara do të paraqiten në takim me kandidatin e tyre për këtë post. Nëse kandidatura amerikane merr mbështetjen e nevojshme, do të thyhej një traditë e deritanishme, pasi drejtimi i OHR-së ka qenë gjithmonë në duart e diplomatëve europianë, ndërsa posti i zëvendësit zakonisht i është rezervuar një përfaqësuesi amerikan. Aktualisht, Përfaqësues i Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë është Christian Schmidt, ndërsa zëvendësi...
Burimi:
sot.com.al