PE miraton amendamentin për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni: Të zgjidhet sa më shpejt

PE miraton amendamentin për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni: Të zgjidhet sa më shpejt

Parlamenti Evropian ka miratuar një amendament në raportin për Maqedoninë e Veriut, ku i bën thirrje autoriteteve të vendit të zgjidhin sa më shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore të jurisprudencës. Eurodeputetët kërkojnë që të sigurohet zbatimi praktik i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, jo vetëm në ligj, por edhe në frymën e saj. Gjithashtu, Parlamenti Evropian thekson se protestat e studentëve shqiptarë nuk duhet të paraqiten si të motivuara politikisht apo si faktor destabilizues. “I bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që të zgjidhin sa më shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, për të siguruar zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si në ligj ashtu edhe në frymë, dhe të mos i paraqesin në mënyrë...