Pas tubimit të bashkimit në Prishtinë, LDK poston videomesazhin për Osmanin: Vjosë mirë se erdhe në shtëpi

Pas tubimit të bashkimit në Prishtinë, LDK poston videomesazhin për Osmanin: Vjosë mirë se erdhe në shtëpi

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar një videomesazh me tone emocionale dhe politike për Vjosa Osmanin, një ditë pas tubimit të organizuar në kuadër të afrimit mes palëve para zgjedhjeve të 7 qershorit. Në mesazhin e shpërndarë nga LDK-ja, partia e cilëson veten si “shtëpia politike” që ka formuar si Osmanin ashtu edhe strukturat e saj historike. “Kjo është LDK-ja jonë. Kjo është shtëpia politike që na ka formuar të dyve. Shtëpia që na ka mësuar ta duam Kosovën para vetes. Shtëpia që, edhe në ditët më të vështira, nuk e humbi kurrë besimin tek Republika”, thuhet në deklaratë. Më tej, mesazhi vazhdon me thirrje për bashkim dhe angazhim të përbashkët për forcimin e partisë.LDK-ja e konsideron momentin aktual si një zhvillim të rëndësishëm politik,...