Osmani pas procesit zgjedhor në Kosovë: Emri im nuk do të bëhet pengesë në krijimin e institucioneve

Osmani pas procesit zgjedhor në Kosovë: Emri im nuk do të bëhet pengesë në krijimin e institucioneve

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka reaguar në Facebook duke falënderuar qytetarët dhe mbështetësit pas procesit zgjedhor, duke theksuar mirënjohjen për pjesëmarrjen dhe besimin e dhënë. Ajo ka vlerësuar angazhimin e qytetarëve gjatë fushatës, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe takimeve me ta në të gjithë vendin. Në reagimin e saj, Osmani ka theksuar se ky proces nuk përfaqëson fundin e një gare, por vazhdimin e një misioni për ndërtimin e institucioneve demokratike dhe funksionale në Kosovë. Ajo ka shtuar se do të mbetet e angazhuar për tejkalimin e krizës politike dhe forcimin e shtetit, duke theksuar se emri i saj nuk do të jetë pengesë në krijimin e institucioneve. “Të dashur qytetarë të Kosovës, të dashur mbështetës e votues të LDK-së. Nga zemra, ju...