Operacion kundër krimit të organizuar në Kosovë, ndërhyjnë Europol dhe vende të BE-së

Operacion kundër krimit të organizuar në Kosovë, ndërhyjnë Europol dhe vende të BE-së

Policia e Kosovës, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka nisur një operacion në disa lokacione të vendit në kuadër të luftimit të krimit të organizuar. Sipas autoriteteve, aksioni lidhet me dyshime për trafikim ndërkombëtar të narkotikëve dhe përfshin hetime për veprat penale të pjesëmarrjes në grup kriminal të organizuar, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të substancave narkotike, si dhe pastrimit të parave. Në operacion po marrin pjesë edhe përfaqësues të EUROPOL-it, si dhe autoritete ligjzbatuese nga Belgjika, Franca dhe Holanda. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se pas përfundimit të aksionit do të publikojnë detaje mbi rezultatet e operacionit.