Numërimi drejt fundit në Kosovë/ KQZ pret mbylljen e procesit, ja sa vota siguron diaspora
Në pesë komuna ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, derisa po vazhdon në 23 të tjera. Ky proces, sipas kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pritet të përfundojë maksimalisht mesin e javës së ardhshme. “Ne shpresojmë që me këtë tempo do të përfundojë numërimi deri kah fundi javës, eventualisht në mesin e javës tjetër”, shprehet Kreshnik Radoniqi, kryetar, KQZ. KQZ njoftoi po ashtu se janë tërhequr të gjitha pakot e supozuara me fletëvotime nga diaspora e numri i tyre është mbi 100 mijë. “Tërheqjet janë përfunduar, të gjitha dje, përveç në Australi që është bërë tërheqja sot, për shkak se atje dita e hënë ka qenë ditë pushimi. Numri i përafërt është diku rreth 85 mijë, bashkë me votat e përfaqësive diplomatike...
Burimi:
sot.com.al