Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, vendi do të votojë për herë të tretë brenda 18 muajsh
Kosova hyn sot zyrtarisht në fushatë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, procesi i tretë zgjedhor që vendi zhvillon brenda një viti e gjysmë, pas krizës politike të krijuar nga dështimi i Kuvendit për të zgjedhur presidentin e ri. Subjektet kryesore politike kanë paralajmëruar për sot aktivitetet hapëse të fushatës në disa qytete të Kosovës, ndërsa gara pritet të dominohet nga përplasja mes Kurtit, Hamzës dhe Abdixhikut dhe Osmanit. LVV do ta hapë fushatën sot me një tubim në Palestrën Sportive në Ferizaj në orën 19:30, ku Kurti synon të kërkojë edhe një mandat tjetër në krye të qeverisë. Ndërkohë, PDK do të zhvillojë aktivitetin hapës në qendër të Ferizajt në orën 20:00, me Hamzën si kandidat për kryeministër. Lidhja Demokratike e Kosovës do ta...
Burimi:
sot.com.al