Nesër certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit/ Hapet rruga për formimin e institucioneve

Nesër certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit/ Hapet rruga për formimin e institucioneve

Gjykata Supreme ka rrëzuar të pesë ankesat lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, duke i hapur rrugë, certifikimit të rezultatit dhe formimit të institucioneve. Si të pabazuara e ka cilësuar ankesën e Listës Serbe lidhur me pretendimin se Nenad Rashiqi ka fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës me votat e shqiptarëve. Ankesa u refuzuar pasi Lista Serbe “nuk ka mundur të vërtetoj se votat për komunitetin Serb janë të manipuluara dhe të orkestruara, por se theksimet e saj në ankesë janë vetëm deklarime dhe të pa argumentuara”. Supremja i ka rrëzuar edhe dy ankesat e Nova Demokratsa Stranka, me atë të së cilave pretendohej për manipulim me votat e komunitetit boshnjak. Gjykata Supreme po ashtu ka rrëzuar dy ankesat e kandidatëve për deputetë nga radhët e...