“Ndalu Albin!”/ Hamza kritikon Kurtin për dërgimin e njësisë speciale të policisë në Drenicë
Kryetari i PDK-së Bedri Hamza i ka quajtur skena aspak të mira pamjet dhe praninë e njësive speciale të policisë në Drenicë, të enjten mbrëma. Në një postim në Facebook ai tha se i bën thirrje kryeministrit Albin Kurti në detyrë t’i ndal provokimet dhe keqpërdorimin e shtetit për siç ka shtuar, skenarët e tij partiakë. “Mbrëmë pamë skena aspak të mira, ku Policia e Kosovës, me urdhër të Qeverisë, dërgoi njësi speciale në Drenicë me prapavija presioni dhe demonstrimi force”, shkroi Hamza. “E porosis kryeministrin në detyrë të ndërpresë propagandën, të ndërpresë urrejtjen dhe, para së gjithash, t’i ndalë menjëherë provokimet dhe keqpërdorimin e shtetit për skenarë të tij partiakë”. Duke u marrë me kryetarin e Vetëvendosjes, shefi i PDK-së u kërkoi votuesve të...
Burimi:
sot.com.al