Mosmarrëveshjet pas divorcit/ Mori peng ish-bashkëshorten dhe e kërcënoi, shtyhet seanca gjyqësore për 50-vjeçarin
Një ngjarje e rëndë u regjistrua të mërkurën në mëngjes në lagjen Philippopoulis të qytetit të Larisa, ku një burrë 50-vjeçar dyshohet se mbajti peng ish-bashkëshorten e tij 45-vjeçare dhe e kërcënoi se do t’i vinte flakën asaj dhe banesës ku jeton. 50-vjeçari ishte i irrituar pas një vendimi gjykate që lidhej me fëmijët e çiftit dhe të drejtën e komunikimit të tij me ta. Ai hyri me forcë në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe, pasi e mbylli brenda, e kërcënoi duke mbajtur në duar një sëpatë dhe një enë me një substancë të panjohur. Policia u njoftua nga një i afërm dhe mbërriti menjëherë në vendngjarje. Në operacion morën pjesë edhe një ambulancë e shërbimit emergjent dhe dy mjete zjarrfikëse si masë paraprake. Forcat e...
Burimi:
sot.com.al