Misteri i dorëheqjes së papritur të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje! Largimi nxit spekulime për përplasje …
Edhe 24 orë pasi u publikua lajmi për tërheqjen nga posti i përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, arsyet e këtij vendimi të Christian Schmidtit nuk janë ende të qarta. Megjithëse në mesazhin e tij ai theksoi se bëhet fjalë për një “vendim personal”, mediat spekulojnë se kjo mund të ketë ndodhur për shkak të presioneve politike, duke e lidhur largimin e tij me çështjen e pronës shtetërore, përkatësisht me ndërtimin e gazsjellësit Interkoneksioni Jugor. Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë e ka për detyrë të mbikëqyrë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe dhe të sigurojë që institucionet shtetërore funksionojnë sipas saj. Nga Departamenti amerikan i Shtetit nuk iu përgjigjën kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment lidhur me...
Burimi:
syri.net