Mickoski takim me Erdogan në Stamboll, detaje nga bisedimet
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski u takua këtë të shtunë në Stamboll me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Në një njoftim nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, u njoftua se në takim u konfirmua bashkëpunimi i ngushtë, miqësor dhe strategjik midis dy vendeve. Udhëheqësit e të dy vendeve shqyrtuan mundësitë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, rritjes së tregtisë, investimeve të reja, si dhe nxitjes së bashkëpunimit në sektorët e infrastrukturës, energjisë, turizmit, arsimit dhe mbrojtjes. Mickoski, sipas njoftimit, theksoi rëndësinë e Turqisë si një partner i rëndësishëm ekonomik dhe politik, duke vënë në dukje se qeveria e tij mbetet e përkushtuar për krijimin e një klime biznesi të favorshme dhe të parashikueshme për investimet e reja turke dhe krijimin e...
Burimi:
syri.net