Mes shqetësimeve ndërkombëtare, Serbia në prag të ratifikimit të paktit për ekstradim me Kinën

Mes shqetësimeve ndërkombëtare, Serbia në prag të ratifikimit të paktit për ekstradim me Kinën

Serbia është në prag të ratifikimit të Marrëveshjes për ekstradim me Kinën, pavarësisht analizave të organizatave ndërkombëtare që prej vitesh kanë theksuar se Pekini zyrtar e keqpërdor këtë mekanizëm juridik ndaj disidentëve politikë dhe aktivistë për të drejtat e njeriut që janë në diasporë. Deputetët e Kuvendit të Serbisë kanë nisur më 17 qershor debatin për disa dhjetëra ligje dhe marrëveshje, ndër të cilat është edhe marrëveshja me Kinën. Marrëveshjen e kanë nënshkruar përfaqësuesit e dy shteteve dy vjet më parë në Beograd, gjatë vizitës së presidentit kinez, Xi Jinping. Kina e ratifikoi paktin në shtator të vitit 2025. “Ne kemi dokumentuar vazhdimisht se si Qeveria kineze përdor represionin transnacional për të shënjestruar kritikët, aktivistët, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe anëtarët e diasporës...