Me cilat shtete Serbia shkëmben të dhëna sekrete?

Me cilat shtete Serbia shkëmben të dhëna sekrete?

Nënshkrimi i një marrëveshjeje për shkëmbimin e të dhënave sekrete në fushën e mbrojtjes e ka rikthyer në fokus bashkëpunimin ushtarak mes Serbisë dhe Izraelit. Autoritetet thonë se marrëveshja e re krijon kushte për bashkëpunim mes dy shteteve në fushën e industrisë së mbrojtjes, por nuk japin hollësi. Opozita ka kritikuar thellimin e bashkëpunimit me Izraelin, duke vlerësuar se ai po ndodh në një moment të papërshtatshëm, marrë parasysh operacionet ushtarake të këtij shteti në Gazë, dhe përfshirjen e tij në konfliktin me Iranin. Duke komentuar këto vlerësime, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 5 maj se nuk dëshiron t’i japë llogari askujt, dhe se shteti bashkëpunon si me Iranin, ashtu edhe me Izraelin. Konsulenti për siguri dhe gjeopolitikë, Nikolla Lluniq, thotë se marrëveshje...