Marta Kos vizitë në Prishtinë, komisionerja e zgjerimit takohet të premten me Haxhiun dhe Kurtin  

Marta Kos vizitë në Prishtinë, komisionerja e zgjerimit takohet të premten me Haxhiun dhe Kurtin  

Komisionerja Europiane për Zgjerimin Marta Kos do të qëndrojë  të premten në Prishtinë në vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë. Vizita e zyrtares së lartë të unionit rikonfirmon mbështetjen e palëkundur të BE-së  për perspektivën evropiane të Kosovës dhe nevojën për reforma të shpejta e vendimtare për të avancuar rrugën e integrimit. Gjatë vizitës, komisionerja Kos do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Komisionerja do të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të shoqërisë civile. Kjo vizitë synon të inkurajojë progresin e mëtejshëm në rrugën e integrimit të Kosovës dhe të forcojë angazhimin e ndërsjellë për prioritetet e përbashkëta.