Maqedoni e Veriut/ Ligji për përfaqësim të drejtë ndez debat në Kuvend, opozita kërkon ndryshime në draft

Maqedoni e Veriut/ Ligji për përfaqësim të drejtë ndez debat në Kuvend, opozita kërkon ndryshime në draft

Debate të ashpra kanë karakterizuar punimet në Kuvend gjatë shqyrtimit në lexim të parë të ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Opozita shqiptare ka ngritur shqetësime serioze mbi mungesën e mekanizmave mbrojtës dhe ndëshkues, si dhe mungesën e përfshirjes së përkatësisë etnike në proceset e punësimit. Në debat u përfshinë 16 deputetë, kryesisht nga opozita shqiptare, të cilët e cilësuan ligjin të papranueshëm në formën aktuale. Para se të niste seanca plenare, në komisionin për sistem politik u zhvillua edhe një debat publik me ekspertë dhe profesorë, ku u evidentuan mungesa në përkatësinë etnike, mungesë sanksionesh, si dhe u propozuan ndryshime në afatet dhe strukturat mbikëqyrëse.