Macron udhëton në Podgoricë, Milatoviq do t’i dorëzojë dekoratën ‘Urdhri i Malit të Zi’

Macron udhëton në Podgoricë, Milatoviq do t’i dorëzojë dekoratën ‘Urdhri i Malit të Zi’

Presidenti malazez, Jakov Milatoviq, do t'i dorëzojë presidentit francez, Emmanuel Macron dekoratën "Urdhri i Malit të Zi", dekoratën më të lartë shtetërore të vendit, gjatë vizitës së tij zyrtare në Mal të Zi më 4 qershor. "Vendimi për dhënien e Urdhrit përfaqëson një shprehje të respektit më të lartë shtetëror për presidentin Macron për kontributin e tij personal në forcimin e marrëdhënieve midis Malit të Zi dhe Francës, mbështetjen për perspektivën evropiane të Malit të Zi si dhe angazhimin ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe unitetit evropian”, tha Zyra e Presidentit të Malit të Zi. Kësaj ngjarjeje i jepet një rëndësi e veçantë fakti që Macron është gjithashtu presidenti i parë francez që viziton Malin e Zi. Presidenti Macron është gjithashtu udhëheqësi i parë i...