Kush është aleati kryesor i Rusisë në Ballkan?

Kush është aleati kryesor i Rusisë në Ballkan?

Llogaritja e lidhjeve të vendeve të Ballkanit me Rusinë është në interes të Moskës, por jo meritë e saj, thotë Paolla Petriq, drejtoreshë e Zyrës së Fondacionit Heinrich Boll Stiftung në Sarajevë, për Radion Evropa e Lirë. “Ballkani është një nga zonat e saj të ndikimit ose një nga pikat përmes të cilave përpiqet të trazojë gjeopolitikisht Evropën dhe Bashkimin Evropian dhe të pengojë integrimin euroatlantik të kësaj pjese të Evropës. Kjo është në interes të Moskës, ndërsa përgjegjësia është tek elitat lokale, se çfarë aleancash krijojnë dhe nëse i çojnë ato drejt Brukselit ose jo”, shpjegon Petriq. Aleancat që Moska i mban pas vitit 2022 dhe fillimit të zbatimit të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, në Ballkan...