Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe djalin me armë gjahu

Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe djalin me armë gjahu

Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të mërkurë në Pieve di Camaiore, në provincën e Luccas, Itali. Sipas mediave të huaja, një 63-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu ndaj bashkëshortes së tij 52-vjeçare dhe djalit 24-vjeçar brenda banesës së familjes. Kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë njoftuarmenjëherë autoritetet. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të karabinierëve dhe policisë, të cilat kanë ndaluar autorin e dyshuar. Banorët e zonës kanë treguar se në familje kishte pasur mosmarrëveshje dhe tensione prej kohësh. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe ekipet e emergjencës mjekësore 118, si dhe helikopteri i shpëtimit. /vizionplus.tv