Kreu i Presidencës së BeH-së: Janë përmbushur kushtet që Sarajeva të ftohet për anëtarësim në NATO
Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Denis Beqiroviq deklaroi sot në Bruksel se janë përmbushur si kushtet formale, ashtu edhe ato thelbësore që Sarajevës t’i dërgohet ftesë për anëtarësim në NATO. Beqiroviq në selinë e NATO-s u takua me zëvendëssekretaren e përgjithshme Radmilla Shekerinska ndërsa në takim mori pjesë edhe anëtari i Presidencës së BeH-së, Zheljko Komshiq. Në takim u diskutua përparimi i BeH-së drejt anëtarësimit të plotë si dhe sfidat aktuale të sigurisë dhe ato politike. Gjatë takimit u prezantuan rezultatet që BeH-ja ka arritur në procesin e integrimeve euroatlantike, përfshirë miratimin dhe zbatimin e Programit të Reformave, zbatimin e Programit të Partneritetit të Përshtatur Individual për periudhën 2025–2028 si dhe investimet në modernizimin dhe forcimin e kapaciteteve operacionale të Forcave të Armatosura...
Burimi:
syri.net