Kosto e jetesës në Kosovë pëson rritje, qytetarët përballen me çmime të larta
Rritet kostoja e jetesës për qytetarët e Kosovës. Uji, energjia dhe pijet janë shërbimet dhe produktet që kanë pësuar rritje të madhe të çmimeve. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e parë të vitit 2026, sipas të cilit çmimet e prodhimit në vend kanë shënuar rritje si në baza tremujore, ashtu edhe vjetore. Sipas Agjencisë së Statistikave, indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimit është rritur për 2.3 për qind në tremujorin e parë të vitit 2026 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2025. Ndërkaq, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, çmimet e prodhimit kanë shënuar rritje mesatare prej 7.9 për qind. Rritjet më të mëdha në baza tremujore janë regjistruar te grumbullimi,...
Burimi:
sot.com.al