Kosovë/ Përdorimi i vajit të palmës në qumësht, fermerët kërkojnë kontrolle në të gjitha fabrikat përpunuese

Kosovë/ Përdorimi i vajit të palmës në qumësht, fermerët kërkojnë kontrolle në të gjitha fabrikat përpunuese

Kontrollet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në fabrikën e qumështit “Vita” rikthyen në qendër të debatit përdorimin e vajit të palmës dhe qumështit pluhur në industrinë e përpunimit të qumështit në Kosovë. Fermerët dhe prodhuesit vendorë kërkojnë që inspektimet të mos ndalen te një kompani e vetme, por të shtrihen në të gjithë sektorin, duke argumentuar se vetëm kontrollet e barabarta mund të mbrojnë konsumatorët dhe prodhimin vendor. Shoqata e Qumështarëve dhe Shoqata e Prodhuesve të Qumështit në Kosovë kërkojnë nga institucionet që t’i vazhdojnë kontrollet në të gjitha fabrikat përpunuese, me qëllim të verifikimit të përbërjes dhe cilësisë së produkteve që dalin në treg. Sipas tyre, përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur në produktet e qumështit duhet të marrë fund,...