Kosovë/ Lista Serbe kërkon vlerësim nga Kushtetuesja për vendet e rezervuara në Kuvend
Lista Serbe të martën dorëzoi ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme për të konfirmuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në qershor, sipas të cilave kjo parti, më e madhja e serbëve në Kosovë dhe që ka mbështetjen e Beogradi, fitoi nëntë nga dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës. Sipas Listës Serbe është kontestues fakti që një mandat deputeti e fitoi Nenad Rashiqi nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, falë votave të marra në mjedise ku nuk jeton komuniteti serb. Kjo ankesë e Listës Serbe vjen në prag të mbajtjes së seancës konstituive të legjislaturës së re që mbahet më 6 gusht, teksa gjatë ditës pritet takimi mes udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,...
Burimi:
sot.com.al