Kosova numëron votat, KQZ: Vetëvendosje e para në Suharekë dhe Prizren
Rezultatet e para të publikuara nga KQZ-ja tregojnë avantazh të Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë dhe Prizren. Në Suharekë, ku është numëruar mbi 30% e votave, LVV-ja kryeson me 33.46% të votave. Pas saj renditet LDK-ja me 27.86%, ndërsa e treta vjen PDK-ja, e ndjekur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Edhe në Prizren kryeson Vetëvendosje. Nga 69 kuti të numëruara nga gjithsej 232, LVV-ja ka marrë 36.03% të votave. Në vendin e dytë renditet PDK-ja me 23.20%, ndërsa LDK-ja vjen e treta me 13.09%. Numërimi i votave po vijon në të gjithë Kosovën, ndërsa KQZ pritet të publikojë gjatë mbrëmjes rezultate të reja nga komunat e tjera
Burimi:
sot.com.al