“Kosova, jo prioritet për NATO”/ Rubio: Ndoshta më vonë, tani ka çështje të tjera
Anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk është për momentin në krye të agjendës së aleatëve. Kështu deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, edhe pse shtoi se kjo nuk do të thotë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë në të ardhmen. Deklaratat Rubio i bëri gjatë një seance dëgjimore në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Sekretari amerikan i Shtetit iu përgjigj pyetjeve të kryetarit të Nënkomitetit për Evropë në Dhomën e Përfaqësuesve, Keith Self. Ishte kongresmani amerikan Self që tha se mes Serbisë dhe Kosovës ekziston një “problem i pazgjidhur” dhe i kërkoi Rubios bisedime me vendet anëtare të NATO-s që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Aty Rubio u përgjigj se aleanca “është e përqendruar në çështje...
Burimi:
sot.com.al