“Kosova duhet të kthehet në shina”/ Kreshnik Çollaku rrëfehet për kandidimin me LDK dhe raportin me Osmanin
Kreshnik Çollaku ka lëshuar kritika të forta ndaj kursit politik të Albin Kurtit, duke paralajmëruar se Kosova po largohet nga orientimi tradicional proamerikan dhe nga parimet mbi të cilat, sipas tij, u ndërtua shteti nga Ibrahim Rugova. I ftuar në një studio televizive ish-deputeti i Partisë Demokratike foli edhe për kandidimin e tij me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku është rikthyer edhe presidentja Vjosa Osmani. Çollaku, i cili prej një viti ka marrë shtetësinë e Kosovës dhe kandidon me numrin 33 në listën e LDK-së.tregoi se kandidimi nuk kishte qenë një plan personal, por një kërkesë që, sipas tij, i ishte bërë nga Vjosa Osmani dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku. “Nuk kam ardhur me një plan për të kandiduar. M’u kërkua nga Vjosa Osmani...
Burimi:
sot.com.al