Konfirmohet murtaja afrikane e derrave në Serbi, do të asgjësohen 11 mijë krerë
Autoritetet serbe kanë konfirmuar një vatër të re të ethes afrikane të derrave në një fermë të madhe në rajonin e Vojvodinës, duke nisur procesin e asgjësimit të rreth 11 mijë derrave për të frenuar përhapjen e virusit. Ministri serb i Bujqësisë, Menaxhimit të Ujërave dhe Pylltarisë, Dragan Glamoçiç, deklaroi për televizionin publik RTS se virusi është konfirmuar në një fermë në fshatin Hrtkovci. Sipas tij, që nga sot ka nisur skartimi i planifikuar i pothuajse 11 mijë derrave, si pjesë e masave për kontrollin e shpërthimit të sëmundjes. Rastet e para të ethes afrikane të derrave në Vojvodinë u zbuluan rreth një muaj më parë në ferma të vogla familjare. Vojvodina është rajoni me popullatën më të madhe të derrave në Serbi. Murtaja afrikane...
Burimi:
syri.net