Komisioni Evropian i jep Maqedonisë së Veriut 65.7 milionë euro
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski ka bërë të ditur se Komisioni Evropian në kuadër të Instrumentit të Reformës dhe Rritjes po vë në dispozicion 65.7 milionë euro për vendin. “Komisioni Evropian njoftoi se po vë në dispozicion 65.7 milionë euro për vendin tonë, që është shuma më e lartë në rajon, krahasuar me 49 milionë euro për Shqipërinë dhe 44.2 milionë euro për Malin e Zi”, shkroi Mucunski në rrjetet sociale. Sipas tij, ky është një konfirmim i qartë i angazhimit të fortë të qeverisë ndaj “reformave, përmbushjes së detyrimeve nga Plani i Rritjes dhe zbatimit të vlerave dhe standardeve evropiane në nivel të brendshëm”. “Në të njëjtën kohë, është një njohje e qasjes serioze,...
Burimi:
syri.net