Incidente të dhunshme në Beograd pas tubimit studentor, përplasje me policinë pranë pallatit presidencial

Incidente të dhunshme në Beograd pas tubimit studentor, përplasje me policinë pranë pallatit presidencial

Disa incidente kanë ndodhur përpara pallatit presidencial në Beograd pas përfundimit të një tubimi të organizuar nga studentët të shtunën. Sipas raportimeve, një grup të rinjsh u përpoqën t’i afroheshin parkut ku prej mëngjesit mbështetës të Presidentit serb Aleksandar Vučić kishin ngritur kampe. Forcat e policisë ndërhynë duke i shtyrë protestuesit prapa dhe duke përdorur granata kimike dhe mjete të tjera, pasi disa prej tyre filluan të hidhnin objekte drejt tyre. Para mesnatës, situata u qetësua pasi shumica e protestuesve u larguan, ndërsa forca të shumta policore mbetën të dislokuara në rrugët përreth pallatit presidencial për të garantuar rendin. Më herët gjatë ditës, në Beograd ishte mbajtur një nga tubimet më të mëdha antiqeveritare të organizuara nga studentët, të cilët kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare....

TË FUNDIT

MË SHUMË