“Shtrëngohet laku” për Belinda Ballukun, SPAK ngre akuza të reja për ish-zv/kryeministren, e merr të pandehur edhe…
Belinda Balluku paracaktoi fatin e të të gjithë tenderave të Unazës së Madhe në Tiranë. Ky është verdikti i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila i ka komunikuar zyrtarisht këtë të premte (dje) statusin e të pandehurës ish-zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës për tenderat e 6 loteve të mbetura, pasi më herët ishte marrë nën akuzë për lotin nr. 4 të Unazës dhe Tunelin e Llogarasë. Me këtë vendim të SPAK, ndaj Ballukut tashmë rëndojnë akuzat e shkeljes së barazisë në 8 procedura tenderimi gjithsej, që arrijnë një vlerë totale mbi 600 milionë euro. Balluku ishte njoftuar të paraqitej në SPAK rreth orës 10:00 aty ku e prisnin një grup të rinjsh protestues. Por vetë Balluku u paraqit me avokatin e saj rreth orës 14:00...
Burimi:
sot.com.al