“Ju jeni krenari kombëtare”! Armand Duka uron Mario Mitajn për kalimin në Serie A
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pas zyrtarizimit të kalimit të mbrojtësit të Kombëtares, Mario Mitaj, te skuadra e Serie A, Genoa, duke e cilësuar këtë si një hap shumë të rëndësishëm në karrierën e lojtarit dhe një dëshmi të rritjes së vazhdueshme të talentit shqiptar. Në mesazhin e tij, kreu i FSHF-së thekson: “Urime Mario Mitaj për këtë hap të ri dhe shumë të rëndësishëm në karrierë! Kalimi te Genoa në Serie A është shpërblimi i merituar për punën, talentin dhe përkushtimin tënd të palodhur. Fakti që lojtarët tanë po sigurojnë hapësira në kampionatet më të forta të Europës tregon qartë se futbolli shqiptar po fiton çdo ditë e më shumë respekt në arenën ndërkombëtare. Çdo kuqezi që shkëlqen në...
Burimi:
sportekspres.com