Shëtiste me armë me vete në Lungomare të Vlorës, vihet në pranga një person

Shëtiste me armë me vete në Lungomare të Vlorës, vihet në pranga një person

Një person është arrestuar mbrëmjen e 31 korrikut nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se është konstatuar duke lëvizur me armë zjarri pa leje në zonën e Lungomares. Pas sinjalizimit për praninë e personit të armatosur, forca të shumta policie janë dislokuar në Lungomare, duke ndërhyrë për neutralizimin dhe shoqërimin e tij. Operacioni policor ka shkaktuar edhe prezencë të shtuar të uniformave blu në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit gjatë sezonit turistik. Deri në këto momente nuk bëhet i ditur identiteti i personit të arrestuar, ndërsa pritet që Policia e Vlorës të japë detaje zyrtare në lidhje me rrethanat e ngjarjes, llojin e armës së sekuestruar dhe mënyrën se si u konstatua personi i armatosur.