Nafta arrin në 214 lekë për litër, Braçe kërkon rikthimin e Bordit të Transparencës: Rritja është e qëllimshme
Deputeti socialist Erion Braçe deklaroi dje se është e nevojshme rikthimi i Bordit të Transparencës, pas rritjes së fundit të çmimit të naftës në vend, e cila ka arritur në 214 lekë për litër. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, ai theksoi se kjo rritje është e qëllimshme dhe paralajmëroi se mund të ndikojë negativisht në sezonin turistik, duke i kthyer destinacionet turistike në vende qëndrimi dhe jo në destinacione për t’u vizituar. “Nafta u rrit në 214-216 lekë për litër; tashmë është bërë një situatë e zakonshme. Ndërkohë, nafta cilësore, ajo që nuk dëmton makinën, fillon nga 218 lekë dhe arrin deri në 230 lekë për litër. Tregtarët vendosën ta rrisin çmimin në prag të fundjavës, pikërisht në kohën kur regjistrohet fluksi...
Burimi:
sot.com.al