Politika në ankth, Senati Amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador në Shqipëri, kush është…

Politika në ankth, Senati Amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador në Shqipëri, kush është…

Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë procedurale që lejon shqyrtimin dhe votimin në bllok të 74 emërimeve të administratës amerikane në Kalendarin Ekzekutiv, mes të cilave edhe kandidatura e Eric Wendt për ambasador të SHBA-së në Shqipëri. Rezoluta u miratua të enjten, më 30 korrik 2026, me 50 vota pro dhe 47 kundër, sipas vijave partiake. Por hapja e kësaj rruge procedurale nuk përbën ende konfirmimin përfundimtar, por i jep dritën jeshile Senatit për të vulosur këtë emërim strategjik. Seanca vjen pas një periudhe të gjatë vakance: nëse konfirmohet, Wendt do të jetë ambasadori i parë zyrtar i SHBA-së në Shqipëri që prej largimit të Yuri Kim në qershor 2023, periudhë gjatë së cilës misioni në Tiranë u drejtua vetëm nga të...