Hidhet shorti në KQZ, këta janë numrat e subjekteve politike për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të shtunë ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në këtë proces po marrin pjesë 21 subjekte politike, prej të cilave 17 parti politike, tri koalicione dhe një kandidat i pavarur. Numrat që do të tërhiqen për renditjen në fletëvotim janë nga 111 deri në 131. Në shortin e organizuar nga KQZ, subjektet kryesore politike kanë marrë këta numra për garën zgjedhore: Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 116, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 125, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 113, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 128 dhe Partia Socialdemokrate (PSD) – 129. Fillimisht në hapje të aktivitetit, kryetari i...
Burimi:
sot.com.al