Helikopteri zjarrfikës bie në liqenin e Aoos në Greqi/ Publikohen pamjet e reja dramatike të aksidentit
Janë publikuar pamje të reja që tregojnë momentet dramatike pas rrëzimit të një helikopteri zjarrfikës në liqenin artificial të Aoos në Metsovo, në Greqi, gjatë një operacioni për shuarjen e zjarreve në zonën e Grevenës. Në video shihet një nga pilotët që ndodhet në ujë, pranë trupit të helikopterit të fundosur, i cili dallon qartë nën sipërfaqen e liqenit. Pas disa sekondash, ai del në sipërfaqe dhe qëndron me ujë deri në gjoks, ndërsa vëzhgon mjetin ajror të tipit Bell të zhytur në ujë. Pamjet vijnë pas një videoje tjetër që ka qarkulluar më herët në rrjet, ku shihet momenti i humbjes së kontrollit të helikopterit gjatë marrjes së ujit nga liqeni për operacionet e fikjes së zjarrit. Në momentin kur mjeti tenton të fitojë...
Burimi:
syri.net