Hashim Thaçit i refuzohet dorëzania prej 50 mijë eurosh/ Vazhdon paraburgimi
Dorëzania prej 50,000 eurosh nuk ka mjaftuar që gjyqtari i vetëm në gjykimin e dytë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për tentim pengimi të drejtësisë, ta jap dritën e gjelbër për lirim me kusht të Thaçit nën 14 kushte që ka ofruar mbrojtja e tij në korrik të këtij viti, raporton ekskluzivisht Klan Kosova. Gosnell ka vendosur që t’ia vazhdojë paraburgimin Thaçit edhe për dy muaj të tjerë, ndonëse e komenton si pozitive garancinë financiare të ofruar nga vëllai dhe dy miq të tij. “Siguria financiare prej 50,000€ e ofruar nga familja dhe miqtë, subjekt i sekuestrimit në rast të dështimit të pjesëmarrjes në seanca, e minon edhe më një rrezik të tillë (rrezikun e arratisjes)” Për shkak se Zyra e Prokurorit të Specializuar...
Burimi:
sot.com.al