Haradinaj mesazh Kurtit, ish-kreu i AAK: Presidenti i takon opozitës, Kryeministri ka për detyrë të gjejë zgjidhje
Një ditë para se të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, partitë politike ende nuk e kanë të qartë nëse do të ketë mandate të plotë kjo legjislaturë. Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve mund të konstituojë Kuvendin e të formojë qeverinë, nuk e zgjedh dot presidentin, e dështimi nënkupton zgjedhje të tjera. Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj të mërkurën tha se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, tregoi se asnjë parti nuk mund të formojë institucionet e vetme. Ai shtoi se Vetëvendosja duhet të heqë dorë ose nga pozita e kryeministrit ose e presidentit. Sipas Haradinajt opozita mund të kontribuojë në krijimin e institucioneve vetëm nëse është pjesë e vendimmarrjes. Në anën tjetër, partneri i deritanishëm i Albin Kurtit, Nenad Rashiq...
Burimi:
sot.com.al