Gjyqi ndaj UÇK-së/ Specialja, dëshmitarja e mbrojtjes thotë se prokurori i bëri presion
Ekspertja e linguistikës forenzike, Helen Fraser ka deklaruar se prokurori special, Joshua Hafetz gjatë marrjes në pyetje gjatë ditës së djeshme ka ushtruar trysni dhe presion ndaj saj për të pranuar se instrumentet e Inteligjencës Artificiale kanë qenë thelbësore për vlerësimet e saj. Këto komente ajo i bëri pas insistimit të prokurorit special për të ditur më shumë për përdorimin e Inteligjencës Artificiale nga ekspertja e cila po dëshmon në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Dëshmitarja deklaroi se instrumentet e Inteligjencës Artificiale nuk kanë qenë bazë për përfundimet e saj, por thjesht ilustrime që e kanë ndihmuar atë. Më pas, prokurori Hafetz vuri në dyshim deklaratën e...
Burimi:
sot.com.al