Gjykata Speciale, publikon pamjet nga brenda burgut/ Ja ambientet ku po mbahen Hashim Thaçi, dhe ish-krerët e UÇK-së
Për herë të parë që prej nisjes së proceseve gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Dhomat e Specializuara në Hagë kanë publikuar pamje nga ambientet e brendshme të paraburgimit ku po mbahen Hashim Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë. Videoja e publikuar nga Specialja tregon hapësirat ku të Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi kalojnë ditën, ku përfshihet palestra, ambientet e qëndrimit ditor, zonat për socializim, si dhe dhomat ku zhvillohen takimet me familjarët dhe vizitorët. Në pamje shfaqen gjithashtu ambientet e jashtme për ajrim dhe aktivitet fizik, ndërsa sipas njoftimit zyrtar, të paraburgosurit kanë mundësi të marrin pjesë edhe në shërbesa fetare gjatë qëndrimit në qendrën e paraburgimit në Hagë.Dhomat e Specializuara sqarojnë se masa e paraburgimit vendoset vetëm në rastet kur...
Burimi:
sot.com.al