Gjenden në një shtëpi të braktisur, armë, municion dhe uniformë me emblemë serbe/ Policia sekuestron…
Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në fshatin Mala Jabuka të Komunës së Zubin Potokut. Sipas njoftimit të policisë, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta në rajonin e veriut, më 7 qershor 2026, zyrtarët policorë kanë pranuar informacione se në një objekt të pabanuar mund të gjendeshin armë. Pas pranimit të informatës, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer kontrollin e lokacionit. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit AK-47, dy karikatorë të zbrazët për këtë armë, 422 fishekë të kalibrit 7.62 milimetra, 13 fishekë të kalibrit të panjohur, një fishek i kalibrit 9×19 milimetra, dy granatahedhës (tromblonë) si dhe një uniformë ushtarake me emblemë serbe. Lidhur...
Burimi:
sot.com.al