Gërmimet për varreza masive në Zubin Potok, reagon për herë të parë Vuçiç: Po ushtrohet terror ndaj serbëve
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka cilësuar si “terror” veprimet e institucioneve të Kosovës sa herë që janë zhvilluar hetime apo arrestime të të dyshuarve për krime lufte. Kështu reagoi edhe ndaj aksioneve të fundit në veri të vendit, ku po dyshohet për varrezë masive në Zubin Potok. Gjatë një vizite në Republikën Srpska, Vuçiç komentoi arrestimet e fundit të disa serbëve në veri të Kosovës, të arrestuar së fundmi lidhur me dyshimet për zhdukjen e 23 intelektualëve nga Mitrovica më 1999. Siç edhe bën zakonisht, ai pretendoi sërish se autoritetet në Prishtinë “ushtrojnë presion” ndaj komunitetit serb. “Serbët janë këtu, të fuqishëm, sikurse edhe serbët në Kosovë, të cilët edhe sot po i kundërvihen terrorit të tmerrshëm dhe çdo ditë po shpikin diçka...
Burimi:
sot.com.al