Fitojnë studentët shqiptarë?/ RMV po përgatit draftin që provimi i jurisprudencës të kryhet në gjuhën shqipe

Fitojnë studentët shqiptarë?/ RMV po përgatit draftin që provimi i jurisprudencës të kryhet në gjuhën shqipe

Maqedonia e Veriut pritet të finalizojë këtë javë draftin e vendimit që do t’u mundësojë studentëve shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Lajmi u bë i ditur nga Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, i cili tha se po shqyrtohet edhe mundësia që propozimi të dërgohet për opinion në Komisionin e Venecias. Sipas Salit, drafti përfundimtar mund të miratohet brenda javës dhe më pas do të vendoset nëse modeli i propozuar duhet të kalojë përmes vlerësimit të Komisionit të Venecias. “Gjatë kësaj jave duhet të miratohet drafti përfundimtar dhe më pas të vendoset nëse do të dërgohet në Komisionin e Venecias. Është krejtësisht e parëndësishme nëse do të nevojitet edhe një muaj shtesë për procedurat, rëndësi ka që zgjidhja të jetë funksionale”, u...